Brže vašem klijentu

Background Image

Ftesë për të tubuar fotografi të vjetra me motive të muzikës Nibet

OJQ “Kateda e Mendjes së Lirë” me mbështetjen e Drejtorisë të Kulturës dhe Drejtorisë të Turizmit të Prizrenit është duke implementuar projektin “Historia e muzikantëve Nibet / Panorama e Prizrenit me muzikë Nibet”. Duke u nisur nga fakti që muzika Nibet/ muzika me lodra e tupana u takon të gjitha komuniteteve që jetojnë në Prizren dhe rrethinë, KML do të mbledhë fotografi të vjetra me motive të muzikës Nibet. Do të mblidhen histori mbi muzikantë të famshëm për Nibet nga kjo zonë dhe do të bëhet një film dokumentar. Të gjitha me qëllimin e promovimit dhe afirmimit te kulturës tradicionale dhe të turizmit kulturor të qytetit tonë.

Forma përfundimtare e aktiviteteve të projektit do të jetë krijimi i një katalogu elektronik me fotografi, një ekspozitë e fotografive dhe promovimi i një filmi dokumentar me histori për muzikantët e Nibet-it.

Prandaj, OJQ-ja “Katedra e Mendjes së Lirë” fton qytetarët të dërgojnë foto të vjetra me pershkrime ose tregimet e tyre rreth muzikantëve të Nibet-it. Fotografitë do të përfshihen në katalogun e fotografive dhe tregimet do të përdoren për të bërë një dokumentar.

Fotografia më e bukur do të shpërblehet.

Dërgoni fotot dhe tregimet tuaja në e-mail: katedra_uma@hotmail.com ose në Facebook https://www.facebook.com/Nibet-fest-883887251670893/inbox