Drejtoria e Inspektorateve njofton shfrytëzuesit e hapësirave publike në tregun “Qylhan”, se për vazhdimin e shfrytëzimit të tezgave, lokaleve, depove apo objekteve të tjera në këtë treg, janë të obliguar që brenda periudhës 15 qershor – 3 korrik të paraqiten pranë sporteleve të Administratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara, për të aplikuar për t’u pajisur me pëlqim për shfyrtëzimin e hapësirës.
Deri në riorganizimin e tregjeve të qytetit nga Komuna e Prizrenit, do të jepen pëlqimet e shfrytëzimit njëvjeçar. Fillimisht do të trajtohen aplikacionet e shfrytëzuesve ekzistues dhe pas përmbylljes së afatit të pranimit të aplikacioneve hapësirat e pashfrytëzuara do të shfaqen për të interesuarit e tjerë.

Rregullat
1) Rivendosja në hapësirat e tregut do të bëhet pas përmbylljes së aplikimeve
2) Pagesa do të bëhet vjetore
3) Përparësi do të kenë shfrytëzuesit ekzistues
4) Orari i punës së Tregut do të jetë nga ora 05:00-17:00
5) Obligohen të gjitha bizneset e përzgjedhura që pas përfundimit të orarit të punës të
pastrojnë hapësirat para objekteve, në rast mos kryerjes së obligimi pas tre vërejtjeve
komisioni i formuar nga Komuna do të vlerësojnë ndërprerjen e pëlqimit së shfrytëzimit

Shfrytëzuesit e deritanishëm, që nuk dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë në këto hapësira, do të
mund të marrin me vete investimet e tyre, brenda afatit të përcaktuar nga Komuna. Në rast se nuk
bëhet aplikimi për shfrytëzim të hapësirave dhe nuk janë larguar gjërat e tyre, atëherë ato do të
konfiskohen dhe me to do të veprohet sipas vendimeve dhe rregulloreve në fuqi.
Forma zyrtare e aplikimit mund të shkarkohet nga web faqja e Komunës dhe të dorëzohet
nga data 15 qershor deri më 3 korrik 2021, pranë sporteleve të Administratës Komunale në
Qendrën për Shërbime të Integruara.

KK Prizren

Leave a Reply