Bizneset mikro dhe bizneset fillestare “start-up” në pronësi të grave mund të aplikojnë për këto grante, që janë projektuar për të ndihmuar gratë ndërmarrëse që të rrisin biznesin e tyre përmes përdorimit më efiҫient të energjisë.

Nëse jeni grua dhe keni në pronësi të paktën 51% të biznesit mikro ose të “start-up-it”, ju mund të aplikoni për grante deri në shumë 3,000 €, përfshirë kontributin tuaj vetanak prej 15%. Për informata më të hollësishme se si mund të aplikoni për të përfituar nga ky grant, vizitoni faqen e internetit të MFK-së: https://millenniumkosovo.org/sq/we_grants/thjeshte/ ose faqen e internetit të partnerit implementues HELP-Hilfezur Selbsthilfe: www.help-kosovo.org

Aplikimet janë të hapura deri më 4 qershor 2021, në orën 22:00.